Kosova
Kthimi i mjekëve nga diaspora: Realitet apo Utopi

Ftesa që kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u bëri mjekëve shqiptarë për tu kthyer në Kosovë, është një apel për të ndihmuar sistemin shëndetësor të Kosovës, i cili po vazhdon të përballet me rrezikun e kolapsit të plotë. Ftesa në parim është qëllimmirë dhe ne jemi ata që i detyrohemi vendit tonë, së paku nga ana morale. Mirëpo cilat janë mundësitë reale për realizimin e këtij synimi?
Kthimi fizik e ad-hoc është i pamundur
Të gjithë ata që tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre në vendet perëndimore, kanë detyrime familjare dhe profesionale të cilat nuk mund t`i braktisin pa një planifikim të gjatë e serioz. Fundja, ka një arsye që i ka shtyrë të gjithë këta njerëz me formim akademik të marrin botën në sy. Kosova aktualisht, më shumë se për kthimin e tyre fizik, ka nevojë për dijen, përvojën, shkathtësitë dhe kulturën e tyre të punës. Tipare të cilat kryeministri i theksoi gjatë arsyetimit të ftesës. Bartja e këtyre tipareve te personeli shëndetësor kosovar, është e mundshme edhe përmes qëndrimeve periodike të kolegëve mërgimtarë në institucionet shëndetësore kosovare. Për këtë nevojitet vullnet, pak kreativitet dhe shumë punë nga ana e institucioneve të shtetit.
Gjendjet e jashtëzakonshme kërkojnë masa te jashtëzakonshme
Krijimi i bazës ligjore, thjeshtësimi i procedurave për licencimin e këtij stafi, identifikimi i nevojave urgjente, krijimi i databazës së personelit në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e mjekëve në shtetet perëndimore, krijimi i programeve të hospitimit etj., janë vetëm disa nga hapat urgjentë që duhet t`i ndërmarrë Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi.
Nga të gjitha kontaktet që kam pasur me kolegë të ndryshëm ndër vite e në të gjitha instancat, nga shefa klinikash e deri te asistentë, me shqetësim është potencuar fakti që deri më tani të gjitha qeveritë kanë pasur shume fjalë e pak vepra. Kjo qeveri e ka shansin të bëjë ndryshimin, partnerë ka mjaftë, sidomos të tillë që kanë përvojë, shkathtësi, dije e kulturë pune perëndimore dhe shumë mall e dashuri për atdheun e tyre.
*Autori është mjek stomatolog në Zvicër. Qëndrimet janë personale.
E-Diaspora
-
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih Për herë të parë në Cyrih do të mbahet Forumi shqiptaro-zviceran, që në fokus ka Teknologjinë...
-
Mirela Kuka, profesoreshë e Patologjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele
-
Letra e deputetit Knut Abraham drejtuar diasporës shqiptare në Brandenburg
-
Londër: Festohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë
Jeta në Austri
-
Popullsia e huaj në Austri po rritet, por ku jetojnë ata? Popullsia e huaj e Austrisë po rritet, me më shumë se 20 për qind të banorëve...
-
Dështojnë negociatat e ekstremit të djathtë për koalicion në Austri
-
Rritet korrupsioni edhe në Austri
-
Gjithnjë e më shumë të diplomuar në Austri janë të papunë, tregojnë shifrat e reja
-
Austri: A priten shkurtime të mëdha të përfitimeve sociale nën qeverinë e re?