Sport
Taulant Xhaka kërkohet nga disa skuadra evropiane
Borussia Dortmund, Schalke, Borussia Monchengladbach dhe Valencia po kërkojnë mesfushorin e Baselit, Taulant Xhakën
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të largohet nga kampioni i Zvicrës, Basel, shkruan albinfo.ch.
Sipas mediave ndërkombëtare, Taulant Xhaka ka disa oferta joshëse nga Bundesliga gjermane, që mund ta largojnë atë nga Basel.
Për shërbimet e 25-vjeçarit janë emra të rëndësishëm të futbollit evropian, si Borussia Dortmund, Schalke e Borussia Monchengladbach në Gjermani. Negociatave që nuk kanë marrë petkun zyrtar, i shtohet edhe Valencia në Spanjë.
Xhaka është prej 15 vjetësh te Baseli, duke kaluar nga skuadrat e akademisë deri në skuadrën e parë në Superligën zvicerane dhe me vetëm një sezon huazim te Grasshopper.
Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2021, por nëse dikush e çon ofertën në 15 milionë euro dhe lojtari është dakord, transferimi potencial mund të bëhet që në janar.
Kështu arkat e kampionëve të Zvicrës do të shtoheshin me një bonus të majmë dhe Xhaka mund të bënte një lëvizje që do ta ngrinte karrierën e tij në një tjetër nivel.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









