Sport
Tarashaj realizon ëndrrën
“Fillon stinori i ri me skuadrën time Everton. Ëndrra ime për të luajtur në Ligën Premier është bërë realitet”, ka shkruar Tarashaj në “Facebook”
Sulmuesi i talentuar kosovar, Shani Tarashaj ka filluar aventurën e tij të re në skuadrën angleze Everton, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi prizrenas iu bashkua Evertonit nga Grasshopper për katër milionë euro pas formës fantastike që tregoi në elitën e futbollit zviceran. Ai ka filluar stërvitjet me Evertonin për edicionin e ri në Premierligë dhe me këtë ka realizuar ëndrrën e tij.
“Fillon stinori i ri me skuadrën time Everton. Ëndrra ime për të luajtur në Ligën Premier është bërë realitet”, ka shkruar Tarashaj në “Facebook”.
Tarashaj është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa ishte edhe në kampionatin evropian me helvetikët, ku luajti disa minuta. 20-vjeçari llogaritët si e ardhmja e klubit nga zyrtarët e Evertonit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











