Sport
Shqipëria ka humbur ndeshjen e para 5 muajve
Kombëtarja shqiptare ka humbur në tavolinë ndeshjen me Luksemburgun, pasi kishte aktivizuar gabimisht Ergys Kaçen
Ishte një nga miqësoret e përzgjedhura për përgatitjen e kuqezinjve për debutimin historik në Evropianin francez, një testim që Shqipëria e kaloi me sukses duke fituar 2:0 përballë Luksemburgut, shkruan albinfo.ch.
Në statistika, nga sot e tutje, ndeshje e zhvilluar më 29 mars 2016, do të regjistrohet si fitore 3:0 e Luksemburgut. Shqipëria është ndëshkuar me humbjen e ndeshjes dhe një gjobë prej 7 500 frangash dhe gjithçka për një pakujdesi, ose mosnjohje të rregullores.
Komiteti i Disiplinës ka vlerësuar si shkelje të nenit 55 të rregullores së FIFA-s aktivizimin e një lojtari, që një ndeshje më parë, ndonëse miqësore, ishte ndëshkuar me karton të kuq. Bëhet fjalë për Ergys Kaçen, i cili u hodh në fushë me Luksemburgun, pavarësisht se ishte ndëshkuar me karton të kuq në miqësoren tjetër; atë ndaj Austrisë.
Për FIFA-n, rregullorja zbatohet njësoj, si në ndeshjet zyrtare, ashtu edhe në ato miqësore që luhen sipas kalendarit të përcaktuar prej saj.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim U largua në Francë me fëmijët pa autorizim, 30-vjeçarja përballet me hetime... -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











