Lajme
Shqipëria dhe Kosova të rrezikuara nga “Ebola”
Mjeku Pëllumb Pipero nga klinika Infektive, thotë se Shqipëria dhe Kosova janë të rrezikuara nga virusi “Ebola” që shkakton vdekje deri në mbi 95 për qind të rasteve
Autoritetet shqiptare i frikësohen mundësisë së hyrjes të virusit vdekjeprurës ‘Ebola’ në Shqipëri dhe në Kosovën. Ky virus që ka marrë më shumë se 1000 jetë njerëzish në Afrikë, ka mundësi që të bartet edhe në Shqipëri e Kosovës, prandaj kërkohen masa parandaluese.
Mjeku Pëllumb Pipero nga klinika Infektive, thotë se Shqipëria dhe Kosova janë të rrezikuara nga virusi “Ebola” që shkakton vdekje deri në mbi 95 për qind të rasteve.
Më herët drejtues i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pipero kërkon kujdes dhe bashkëpunim nga Shqipëria dhe Kosova për të qenë gati në përballimin e çdo situate, raporton .
Pipero vëren domosdoshmërinë e bashkërendimit të punëve edhe për ethet hemoragjike pavarësisht virusit që shoqërohen gjithnjë me shenja gripale.
Ethet hemorragjike Ebola janë sëmundje fatale për njerëzit, prejardhja e të cilës ende nuk dihet. Shumë shkencëtarë besojnë që kjo sëmundje vjen nga kafshët, dhe për herë të parë u zbulua në Kongo. Kjo sëmundje u shfaq edhe në Sudan, Guinea, Sierra Leone dhe Uganda që nga viti 1976.
Ndonëse nuk dihet shkaktari, mjekët kanë treguar disa forma për tu mbrojtur nga ajo.
Ebola shpërndahet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pacientin, sidomos përmes gjakut. Pra në masë të madhe, kjo sëmundje shpërndahet për shkak të përdorimit të shiringave të pasterilizuara dhe kushteve të këqija në spitale.
Tani për tani, kjo sëmundje është konfirmuar vetëm në vende të Afrikës qendrore dhe veriore. Duhet pasur parasysh që të mos udhëtohet gjatë kësaj kohe në ato vende. Simptomat e Ebolës janë: ethet, kokëdhimbja, dhimbje të muskujve, molisja, dhimbje të barkut dhe mungesa e apetitit.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publik (IKSHP) iu rekomandojnë shtetasve të Kosovës që të mos udhëtojnë në vendet afrikane ku është shfaqur virusi vdekjeprurës ebola.
Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë se nga Kosova ka shumë pak qytetarë që iu bie të udhëtojnë në vendet ku është shfaqur ebola.
“Edhe nëse dikush duhet të udhëtojë për atje, këtë nuk mund ta bëjë pa vizë. Kështu që, nëse rastësisht ndonjë diplomat apo dikush tjetër udhëton në ato vende, ata se pari lajmërohen në IKSHP për marrjen e vaksinave të parapara sipas trafikut ndërkombëtar dhe këta qytetarë në këtë mënyrë do të jenë nën kontrollin e institucioneve shëndetësore kosovare”, ka thënë Hoti.
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














