Gjuha
Shkolla Shqipe në Nju-Jork do të vazhdojë online për vitin akademik 2020-2021
Shkolla Shqipe “Alba Life”, në New York, SHBA, për vitin akademik 2020-2021 do të vazhdojë mësimin shqip rregullisht online. Në mbështetje të mësimit online do të ketë një emision special për mësimin shqip në TV “Alba Life”, përcjell albinfo.ch.
Për këtë qëllim mësuesit e shkollës shqipe diskutuan në një takim online të Bordit Drejtues edhe mbi programin e posaçëm mësimor në kushtet e mësimit online që do të përdoret për shkak të kushteve që dikton pandemia.
Mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, shkollë që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut, u takuan në online për të diskutuar rreth programit mësimor për vitin akademik 2020-2021, shkruan Illyriapress.
Ky vendim u mor pasi në 10 shtator do të hapen shkollat publike amerikane në New York dhe ne jemi të lidhur me Bordin e Edukimit, pasi siç e dini mësimet i zhvillojmë në këto mjedise publike. Nëse Bordi do të lejojë mësimin pas programit amerikan doemos që dhe ne do të jemi përfshirë në këto programe. Mësimi do të zhvillohet pa pagesë në online, pasi misioni ynë është mësimi i Gjuhës Shqipe dhe ruajtja e traditave kombëtare. Moderimin e konferencës ne online e drejtoi Dr.Valbona Zylo Watkins, e cila dha udhëzimet përkatëse duke shfrytëzuar përvojën e saj disavjeçare në kolegjin amerikan dhe duke e përshtatur me mësimin shqip. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












