Kosova
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX
Nxënësja e klasës së XI/1 në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, Deola Sejdiu, ka shënuar një arritje të veçantë akademike gjatë pushimeve verore, duke përfunduar me sukses një kurs online të ofruar nga HarvardX, transmeton albinfo.ch.
Deola ka ndjekur kursin “Cell Biology: Mitochondria” (MCB64.1x), i cili ofrohet nga HarvardX, iniciativa e Harvard University për mësimin online, përmes platformës edX.
Pas përmbushjes së kërkesave të kursit, nxënësja është pajisur me Verified Certificate, të lëshuar më 5 gusht 2026.
Kursi është i fokusuar në biologjinë qelizore, me theks te mitokondritë dhe roli i tyre në funksionimin e qelizave, duke i dhënë Deolës mundësi të zgjerojë njohuritë e saj përtej programit të rregullt shkollor.
Përfundimi i një kursi të tillë gjatë pushimeve verore pasqyron interesimin e saj për shkencat natyrore dhe dëshirën për të zhvilluar më tej njohuritë në një fushë që lidhet drejtpërdrejt me profilin e saj në arsimin mjekësor.
Përveç njohurive të fituara, përvoja i ka mundësuar asaj të ndjekë një program me përmbajtje akademike ndërkombëtare dhe të marrë një certifikim të verifikuar pas përfundimit të kërkesave të kursit.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” e ka përgëzuar Deola Sejdiun për këtë arritje dhe i ka uruar suksese të tjera në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional.
Për një nxënëse që ende ndjek arsimin e mesëm, kjo përvojë përbën një hap shtesë në formimin e saj dhe një dëshmi të interesimit për të mësuar edhe përtej kurrikulës së rregullt shkollore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











