Lajme
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Fëmijët shqiptarë të kësaj zone tashmë kanë mundësi të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ndërsa Konsullata e Kosovës në Shtutgart ka mbështetur nismën edhe me tekste mësimore.
Në qytetin Bietigheim-Bissingen të Gjermanisë ka nisur mësimi plotësues në gjuhën shqipe, duke u krijuar fëmijëve shqiptarë të kësaj zone mundësinë për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, transmeton albinfo.ch.
Nisma është realizuar me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart. Në hapjen e mësimit morën pjesë konsulli i përgjithshëm Hamdi Bërbatovci dhe zëvendëskonsullja Shpresa Rama-Iseni, së bashku me nxënës, prindër dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Në kuadër të mbështetjes për procesin mësimor, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Shtutgart ka shpërndarë tekste mësimore për nxënësit.
Mësimi do të zhvillohet në ambientet e Hillerschule Bi-Bi, nën udhëheqjen e mësueses Leonita Shabani.
Me rastin e fillimit të mësimit, familjet shqiptare në Bietigheim-Bissingen dhe rrethinë janë ftuar t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Kjo nismë synon t’u mundësojë fëmijëve të komunitetit shqiptar në këtë pjesë të Gjermanisë ruajtjen dhe zhvillimin e njohurive në gjuhën amtare, krahas arsimimit të tyre në sistemin gjerman./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind














