Lajme
SHBA lavdëron Kosovën për masat anti-terrorizëm
Departamenti Amerikan i Shtetit e vlerëson angazhimin e Kosovës në marrjen e masave mbrojtëse kundër terrorizmit. Vlerësohet arrestimi i disa ekstremistëve
Autoritetet e Kosovës kanë shënuar progres të theksuar në luftën kundër terrorizimit gjatë vitit të kaluar, ndërsa kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me shtetet tjera përfshirë edhe Shtetet e bashkuara të Amerikës. Kështu vlerëson Departamentit Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin e fundit publikuar në Uashington kundër terrorizmit.
Për shkak se situata politike dhe e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, ka vazhduar ta kufizoj aftësinë e qeverisë për ta ushtruar autoritetin e vet në atë rajon, bashkëpunimi me KFOR-in, EULEX-in, me policinë e Kosovës, sipas DASH, ishte veçanërisht i rëndësishëm për të mbajtur ambient të qetë dhe të sigurt, përfshirë edhe kufijtë.
“Megjithëqë Kosova dhe Serbia fqinje nuk bashkëpunojnë direkt në çështje kundër-terroriste, në vitin 2013, qeveritë kanë implementuar një marrëveshje për Menaxhim të Integruar të Kufirit me postblloqe të përbashkëta”, shkruan në raportin vjetor citon REL.
Aty shtohet se Kosova dhe Serbia, në muajin prill e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim të raporteve të ndërmjetësuar nga BE-ja, që duhet të ndihmojë në shqyrtimin e situatës së sigurisë në veri dhe ta përmirësojë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për ta ushtruar autoritetin e vet atje.
Institucionet qeveritare të Kosovës ishin të vetëdijshme prej vitit 2012 se një grup i vogël i kosovarëve kishin udhëtuar për të luftuar në Siri.
Raporti i Departamentit amerikan të shtetit për terrorizëm, më tutje, në pjesën për Kosovën, thekson se Kodi Penal i Kosovës lejon ndjekjen e krimeve të terrorizmit, përfshirë pjesëmarrjen në grupet terroriste.
Në këtë raport, grup terrorist definohet si grup i strukturuar i më tepër se dy personave, i krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë të organizuar për të kryer terrorizëm. Ndërsa Gjykatat kosovare, siç thuhet më tej, do të pranojnë dëshmi nga vendet e tjera më lehtë, kështu që do të mundësohet kryerje e hetimeve ndërkombëtare kundër-terroriste në Kosovë.
Raporti, më tutje, thekson se Policia e Kosovës, Autoriteti Doganor i Kosovës dhe Policia Kufitare e Kosovës, janë stërvitur në mënyrë të mjaftueshme kundër-terroriste dhe me pajisje nga organizatat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Megjithatë, ekzistojnë probleme me komunikimet dhe ndarjen e informacioneve në mesin e njësiteve policore, dhe Policia e Kosovës ballafaqohet me burime të kufizuara, që mund të ndikojnë në aftësinë e saj për t’i gjurmuar individët e dyshuar”, konsideron DASH.
Prokurorët kanë marrë stërvitje minimale në ndjekjen e rasteve të terrorizmit.
“Në muajin nëntor, Qeveria e Kosovës i ka arrestuar shtatë njerëz në Prishtinë dhe Gjilan, të akuzuar për komplot të sulmeve terroriste në Kosovë. Besohet se dy prej tyre kanë marrë pjesë në luftime së bashku me kryengritësit në Siri. Dy të tjerë, po ashtu, janë të dyshuar për një sulm kundër dy misionarëve amerikanë nga Kisha e Jezu Krishtit”, citon DASH.
Katër të dyshuar, siç thuhet, ishin arrestuar derisa përpiqeshin të blinin armatim nga pjesëtarë të fshehur të Policisë së Kosovës. Në shtëpitë e të dyshuarve është gjetur armatim dhe eksploziv.
Në vitin 2013, vazhdon raporti, Drejtorati kundër Terrorizmit i ka hapur 10 raste. Shumica e tyre ishin të ndërlidhura me krime të lidhura me terrorizëm dhe një ishte i ndërlidhur me përgatitje për akt terrorist. Në dy raste, Drejtorati ka hapur procedurë penale kundër 6 individëve, që ka rezultuar me burgosjen e tyre.
Këmbimi i informacioneve me disa shtete të ndryshme është përmirësuar, ndërsa në disa raste, Drejtorati ka ndihmuar dhe ka bashkëpunuar mirë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara.
“Kosovës ende i mungon regjistrimi përkatës dhe sistemi monitorues për t’i gjurmuar OJQ-të që marrin fonde nga entitetet e dyshuara”, thuhet në fund të raportit të Departamentit amerikan të shtetit për luftën kundër terrorizmit në Kosovë, gjatë vitit 2013.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










