Lajme
Selimi nuk ishte imun ndaj tenderëve të Thaçit
Kompania në pronësi të gruas së tij ishte disa herë si pjesë e konzorciumeve që nga Ministria e Limajt mori mbi 10 milion euro tenderë
Njëri nga ish luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktualisht kritikuesi më i madh ish-Shërbimit Informativ të Kosovës, Rexhep Selimi nuk ka qëndruar gjithmonë indiferent ndaj tenderëve që i ka dhënë qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi. Të paktën kështu shkruan portali informativ kosovar “indeksonline”.Sipas një shkrimi analitik thuhet se Selimi, i njohur në luftë si “Dhjetëshi” ka punuar në kompaninë “Road Signs & Marking” (RSM), pronë e Agim Kolajt nga Ministria e Transportit, që atëkohë udhëhiqej nga deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, ka marrë mbi 10 milionë euro. Selimi ka deklaruar se në vitin 2011 ka punuar në këtë kompani për një pagë vjetore mbi 12 mijë euro.Po ashtu në të njëjtin shkrim thuhet se edhe kompania “Dreal”, e regjistruar në pronësi të gruas së Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi nga Malisheva e Gjilanit, ishte disa herë si pjesë e konzorciumeve të kompanive që po ashtu nga Ministria e Limajt mori mbi 10 milion euro tenderë publik.“Nuk kam tentuar të përdor ndikim te cilido ministër i Qeverise Thaçi për faktin e të qenit bashkëluftëtar apo bashkëpunëtor ne ndonjë periudhe të luftës apo më vonë. Përkundrazi!”, thotë Selimi duke mos i mohuar faktet. Selimi thotë se me rastin e kandidimit për deputet dhe marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës, në marrëveshje edhe me familjen e tij, ai ka hequr dore nga çdo aktivitet biznesor.“Si rrjedhojë sot të vetmet të ardhura që ka familja ime, (përfshirë këtu edhe gruan time) është paga që marr si deputet i Kuvendit të Kosovës. Paga ime e fundit në RSM ka qenë paga para se të marr pagën e parë si deputet”, thotë Selimi, raporton IO. “Unë jam vetëm deputet kurse bashkëshortja ime po vazhdon studimet”, thotë Selimi.Pavarësisht kësaj Rexhep Selimi vazhdon të mbetët kritikuesi më i madh i Qeverisë Thaçi. Ai po ashtu akuzon ish-SHIK-un dhe shefin e tij, Kadri Veseli, për përfshirje në punë të pista. Madje këto akuza një muaj më parë punët shkuan deri te grushtimi ndërmjet ligjvënësve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













