Lajme

Eksportet zvicerane përfitojnë nga armatimet e Evropës

Industria e armëve ofron një alternativë, veçanërisht për kompanitë që tradicionalisht janë përqendruar në sektorin e automobilave

Eksporti zviceran po përfiton nga zhvillimi i industrisë së armëve të Evropës. Teknologjia e përparuar nga Zvicra është shumë e kërkuar, tha për gazetën “NZZ am Sonntag”, André Mittmann, kreu i kontrollit të eksportit për armatime në Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike.

Efekti i industrisë së armëve është i dukshëm, por i vështirë për t’u matur për ekonominë në tërësi, thotë Michael Grass i kompanisë së kërkimit ekonomik BAK Economics, transmeton albinfo.ch.

Industria e armëve ofron një alternativë, veçanërisht për kompanitë që tradicionalisht janë përqendruar në sektorin e automobilave, shkruan “NZZ am Sonntag”.

Statistikat mbi eksportet e materialeve të luftës pasqyrojnë vetëm pjesërisht këtë trend. Mallrat me përdorim të dyfishtë dhe mallrat që nuk kërkojnë licenca nuk përfshihen.