Për shkak të çmimeve të larta të benzinës dhe naftës që po dikton tregu botëror, qeveria gjermane synon t’i ofrojë lehtësim popullsisë. Kjo po raportohet nga mediat dhe agjencitë e lajmeve gjermane, transmeton albinfo.ch.
Pompat e benzinës do të ofrojnë një zbritje prej 17 centësh për litër. Një zbritje e ngjashme ishte tashmë në fuqi në Gjermani nga fillimi i majit deri në fund të qershorit.
Përveç kësaj, ngritja e çmimit të karburantit do të kufizohet. Qeveria synon të vendosë një çmim maksimal. Megjithatë, ky çmim nuk do të jetë fiks, por do të rillogaritet rregullisht, duke marrë parasysh çmimin e naftës dhe kostot e transportit.
Ende nuk është e qartë se kur do të hyjnë në fuqi masat e reja.