Lajme
Rrymë pandërprerë për festë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë me dije se për ndërrimin e moteve do të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme. Zëdhënësi i kësaj korporate, Viktor Buzhala, ka thënë për gazetën se KEK-u gjatë verës ka dërguar në riparim të gjitha njësitë që mund të prodhojnë energji elektrike. “Tashmë janë të gatshme njësitë B1 dhe B2 të TC ‘Kosova B’ dhe njësitë A3, A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’.
Njësitë B1 dhe B2 prodhojnë 10 për qind më tepër pas ndërrimit të rotorëve të turbinës, apo njëjtë sikur në kohën kur kanë qenë fringo të reja, para 26, përkatësisht 27 vjetësh”, ka thënë Buzhala.Sipas tij, kapaciteti total shkon në 950 megavat/orë, por një bllok i TC “Kosova A” rri vazhdimisht rezervë për shkak të vjetërsisë së këtyre blloqeve, ndikimit në ambient dhe rritjes së sigurisë së prodhimit.Kurse sa u përket çështjeve për importimin e energjisë, Buzhala ka sqaruar se KEK-u ka edhe tri lloje të kontratave afatgjata për import të energjisë elektrike.
“Jemi mjaft të përgatitur. Kjo është një përgatitje në vazhdën e përmirësimeve të mëtutjeshme që janë bërë vazhdimisht kohët e fundit. Tash ata që i paguajnë faturat kanë energji elektrike, ndërsa ata që nuk i paguajnë apo e keqshfrytëzojnë rrymën, nuk do të kenë, sepse do të jenë të shkyçur nga rrjeti elektrik i KEK-ut”, ka potencuar ai.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












