Shëndetësi
Rekordet e fuqisë më 2017
Uebfaqja zyrtare e “Guinnessit” tani ka publikuar disa prej rekordeve sa i përket forcës të thyera më 2017
2017-a ka sjellë rekorde të reja sa i përket fuqisë.
Shumë njerëz kanë përdorur muskujt për të hyrë në histori të librit të rekordeve “Guinness”. Uebfaqja zyrtare e “Guinnessit” tani ka publikuar disa prej rekordeve sa i përket forcës të thyera më 2017, transmeton Albinfo.ch.
- Më së shumti ngritje-ulje me krahë në minutë
Kjo ka dalë të jetë rekordi më i njohur në vitin e fundit me shumë tentime të suksesshme në vetëm pak muaj. I pari ishte amerikani Adam Sandel që kompletoi 51 ngritje për të marrë titullin në dhjetor të 2016-s. Më pas ky rekord u thye nga Tazio Gavioli në Itali që bëri 53, ndërsa bullgari Boris Nalbantov kaloi gjithçka me 54 ngritje të kompletuara gjatë verës së vitit 2017.
https://www.youtube.com/watch?v=D1kypj4S_tE
- Bodybuilderi më i vjetër
Një nga yjet e vitit ishte 84-vjeçari amerikan Jim Arrington që tregoi se mosha është vetëm numër, duke u bërë bodybuilderi më i vjetër në botë. Ai ka ushtruar për 70 vjet dhe ka fituar 16 gara.
https://www.youtube.com/watch?v=opvUgdtPlbY
- Më së shumti pompa për një orë
Charlton Williams me fuqi dhe shpejtësi arriti që të thyejë rekordin për më së shumti pompa të kompletuara për një orë, duke realizuar 2682 kompletime.
https://www.youtube.com/watch?v=O_cp5dWpXzY
- Koha më e shpejtë për thyerjen e 16 blloqeve në trup
Duhet bark shumë i fuqishëm për të arritur të thyhet ky rekord. Turku Ali Bahçetepe arriti ta bënte në mars duke duruar 16 blloqe teksa thyhen në barkun e tij. Këtë e bëri për vetëm 4.75 sekonda.
https://www.youtube.com/watch?v=KZnK2GQaeJI
- Më së shumti arra të thyera me dorë në minutë
Prabhakar Reddy P nga India arriti të thyejë 212 arra për një minutë për rekordin e veçantë.
https://www.youtube.com/watch?v=6Rc9dErSlCQ
- Më së shumti pompa me dy gishta në një minutë duke bartur peshë 20 kilogramëshe
Irfan Mehsood nga Pakistani kompletoi 22 pompa duke për të thyer rekordin në muajin mars.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=tJHPyFYRPVk
- Më së shumti arra kokosi të thyera për një minutë me një dorë
Abheesh P. Dominic arriti të thyejë 122 arra kokosi për një minutë duke thyer rekordin që ka qëndruar për gjashtë vjet.
https://www.youtube.com/watch?v=XJao1s7oEwc
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













