Kosova
BE-ja pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Bën thirrje për përmbajtje
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përmbajtje pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me burgim për krime lufte. raporton albinfo.ch.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim, transmeton albinfo.ch.
Në një përgjigje të një zëdhënësi, BE-ja ka thënë se ka marrë shënim për aktgjykimin dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe akterëve në Kosovë dhe rajon për përmbajtje.
Sipas BE-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) ushtrojnë drejtësi përmes procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale.
“Personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë vendimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit në një Kolegj të veçantë Apeli. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe akterëve, në Kosovë dhe rajon, për përmbajtje”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit.
Në reagim, BE-ja ka theksuar se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të jenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre pa ndërhyrje.
“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrugën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat”, thuhet në përgjigje.
BE-ja ka rikujtuar gjithashtu mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato janë themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014-2015 dhe veprojnë brenda sistemit ligjor të Kosovës.
Në përfundim, BE-ja ka theksuar se autoritetet kanë përgjegjësi për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













