Lajme

Dhoma e Kantoneve kundërshton tarifën prej 50 frangash për vizitat në urgjencë

Propozimi synonte të dekurajonte vizitat në urgjencat spitalore për probleme të lehta shëndetësore, por senatorët zviceranë vunë në dyshim efektivitetin e masës.

Dhoma e Kantoneve e Parlamentit zviceran ka kundërshtuar me shumicë të madhe propozimin për vendosjen e një tarife prej 50 frangash për personat që paraqiten në urgjencën e spitaleve pa udhëzim paraprak.

Masa ishte menduar për të zvogëluar numrin e pacientëve që drejtohen në urgjencë për probleme më të lehta dhe, në këtë mënyrë, për të ulur ngarkesën mbi spitalet, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, disa anëtarë të Dhomës së Kantoneve vunë në pikëpyetje efektivitetin e saj. Ata argumentuan se për banorët e zonave periferike, veçanërisht jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavave, urgjenca shpesh është alternativa e vetme në dispozicion.

Sipas kundërshtarëve, tarifa do të krijonte gjithashtu barrë shtesë administrative për sistemin shëndetësor.