Lajme
Rekord: Raketë gjigante tenisi
Një raketë e madhe tenisi, e ndërtuar prej druri në New York, ka shënuar rekord të ri botëror duke hyrë në Librin e Ginisit.
Ashrita Furman kishte arritur të konstruktojë raketën e tenisit të gjatë 15.20 metra dhe të gjerë 4,90 metra, duke përdorur dru laminat me doreza ngjyrë kafe dhe anësoret me ngjyrë të kuqe.
Për të realizuar idenë e tij të fundit Furman kishte mbledhur një ekip ndërkombëtar. Një gjerman ishte përkujdesur për të siguruar drurin, një nga Zelanda e Re ishte përgjegjës për pjesën finale dhe një violinist profesionist kishte bërë rrjetin e kësaj pajisje të veçantë sportive.
Për një javë është punuar një raketë gjigande e tenisit. Autori synonte ta prezantojë veprën e tij në turneun e tenisit “US Open”.
Raketa nuk është e para ide gjeniale e Ashrita Furman-it. Në fakt, 57-vjeçari është një ekspert i vërtetë për të hyrë në Gines, ai ka arritur të përfundojë 151 gjëra njëkohësisht.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












