Kuriozitete
Policia me ‘biçikleta fluturuese’
Ato peshojnë 115 kg, fluturojnë pesë metra mbi tokë dhe mund të arrijnë shpejtësinë e rreth 100 km në orë
Kjo është një tjetër shenjë që ne po ecim drejt së ardhmes: Policia e Dubait shumë shpejt, mund të patrullojë nëpër rrugë me hoverbike, një lloj biçiklete fluturuese.
Policët në Dubai aktualisht po trajnohen që të mësojnë të ngasin mjetet e reja që janë prodhuar dhe dërguar në destinacion nga një kompani teknologjike me bazë në Kaliforni.
Qyteti në Emiratet e Bashkuara Arabe krenohet me statusin e tij futuristik dhe nisi bisedimet vitin e kaluar me kompaninë kaliforniane për mjetet e reja të patrullimit të policëve.
Shpresohet që mjetet do të hyjnë në përdorim deri në 2020-ën si një mënyrë për të lejuar oficerët të arrijnë zonat ku është i vështirë aksesi.
Pavarësisht se policia e Dubait është klientja më e madhe aktuale e hoverbike, kushdo mund të porosisë një të tillë për 150 mijë dollarë, transmeton “TCH”.
Mjetet kanë marrë madje edhe licencën e Administratës Federale të Aviacionit për fluturim. Ato peshojnë 115 kg, fluturojnë pesë metra mbi tokë dhe mund të arrijnë shpejtësinë e rreth 100 km në orë, përcjell albinfo.ch.
Janë disa në fakt kompanitë që po punojnë për t’i bërë mjetet fluturuese një realitet. Uber po punon me ushtrinë amerikane, NASA-n dhe prodhues avionësh si Bell, Embraer dhe Aurora Flight Services për një mjet fluturues që shpreson se do të nisë testimin në 2020.
Ndërsa një kompani nga Sinsinati shpreson të marrë lejen e administratës së aviacionit për një helikopter personal deri në 2021.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje













