Lajme
Zvicër: Lehtësohet qasja në vaksina, vaksinimi i detyrueshëm vetëm si masë e fundit
Këshilli i Shteteve në Zvicër ka mbështetur ndryshimet në Ligjin për Epidemitë, me synimin që vendi të jetë më i përgatitur për epidemitë e ardhshme dhe të nxjerrë mësime nga pandemia e COVID-19.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me vaksinimin. Në të ardhmen, qytetarët pritet të kenë qasje më të lehtë në vaksinim dhe këshillim në farmaci në të gjitha kantonet. Megjithatë, cilat vaksina do të ofrohen në farmaci do të vendoset nga kantonet dhe jo çdo farmaci do të jetë e detyruar t’i ofrojë të gjitha vaksinat.
Këshilli i Shteteve kërkon gjithashtu që vaksinimi i detyrueshëm të përdoret vetëm si masë e fundit dhe të jetë i kufizuar në kohë. Sipas propozimit, personat që nuk respektojnë një masë të tillë nuk duhet të gjobiten.
Ndryshimet parashikojnë edhe një qasje më të kujdesshme ndaj masave të tjera gjatë epidemive, si mbyllja e shkollave apo puna e detyrueshme nga shtëpia. Synimi është që kufizimet ndaj jetës ekonomike dhe shoqërore të jenë sa më të kufizuara dhe të zgjasin sa më pak.
Rishikimi i Ligjit për Epidemitë tani pritet të shqyrtohet nga Këshilli Kombëtar i Zvicrës, para se të vazhdojë procedura e mëtejshme parlamentare.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











