Ekonomi
Pasuria për kokë banori, ja ku renditet Zvicra e ku Kosova
Zviceranët vazhdojnë të posedojnë më së shumti pasuri për kokë banori në botë, me një shumë prej 567 mijë dollarësh. Në një listë prej 100 shteteve, Kosova radhitet e 95-ta me 23.150 euro, duke qëndruar kështu dy vende më lart se Serbia.
Web-faqja e njohur e statistikave “Statista” së fundi ka publikuar një listë prej 100 vendeve, dhe pasurinë e secilës për kokë banori.
Jo çuditërisht, në këtë listë shteti i parë me më së shumti pasuri për kokë banori është Zvicra me 567 mijë dollarë, pasuar nga Hong-Kong dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e kësaj liste ka qenë edhe Kosova, e cila është radhitur e 95- ta prej 100 sa ishin, me 23.150 mijë euro në vit për kokë banori.
Serbia vjen në dy pozita pas Kosovës, me 22.500 euro.
Këto shifra të radhitura nga “Statista”, si kriter për vlerësimin e pasurisë kanë marrë të gjitha investimet e kapitalit, vlerat dhe patundshmëritë në dispozicion.
Listën e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












