Kuriozitete

Norvegjia e gatshme t’i dhurojë Finlandës një mal si dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Mali do të ishte një dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Finlandës

Derisa Kosova ende nuk e ka zgjidhur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, dhe si pasojë e kësaj ka mbetur peng e liberalizmit të vizave, këtë problem nuk e ka Norvegjia me Finlandën.

Në veriun e Evropës fqinjët janë me sa duket mjaft zemërgjerë me njëri- tjetrin: Dy norvegjezë janë të gatshëm që për ditën e festës kombëtare, 100 vjetorin e pavarësisë t’i dhurojnë vendit fqinj, Finlandës një mal, po një mal të vërtetë, raporton “DW”.

Kjo dhuratë do të ishte shumë e mirëseardhur nga finlandezët, pasi që do të kishte majën më të madhe në vend, që për momentin i takon norvegjezëve, përcjell albinfo.ch.

Norvegjezët kanë shprehur dëshirën t’i bëjnë dhuratë për 100 vjetor, derisa kjo zonë kufitare është e pabanuar me njerëz.

Edhe finlandezët thonë se do ta mirëpritnin, megjithatë, kufiri është formal, andaj nuk ka asnjë problem. Finlanda ka shpallur Pavarësinë më 6 dhjetor 1917 nga Rusia.

Duhet theksuar se kjo iniciativë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk është aprovuar për Malin Halti.

http://p.dw.com/p/2lHLi