Lajme
Netflix vendos për fjalëkalimet, ndalon ndarjen e tyre mes përdoruesve
Më në fund erdhi edhe goditja për bashkëpërdorimin e fjalëkalimeve të ”Netflix”, sipas today.com.
Për ata që përdorin fjalëkalimin e tjetrit të ”Netflix” erdhi fundi i një epoke, pasi ndarja e fjalëkalimeve do të bëhet e vështirë, çka është njoftuar nga kjo kompani se këtë gjë do ta mundësonte në fillim të këtij viti.
Në raportin e të ardhurave të kompanisë, të publikuar dje, ”Netflix” njoftoi se ndarja e fjalëkalimit do të bëhet e padisponueshme në fillim të këtij viti, me gjasë përpara marsit, gjë që do të kufizojë përdorimin e njëkohshëm të llogarive ”Netflix” përtej familjeve.
Në vend të kësaj, kompania është e përqendruar në shtyrjen e opsionit të saj të ndarjes me pagesë si edhe planin e saj të abonimit me çmim më të ulët.
”Gjatë tremujorit të parë, ne presim të fillojmë të shpërndajmë ndarjen me pagesë më gjerësisht”, thuhet në raportin e ”Netflix”.
”Netflix” tha se ndarja e llogarisë, të cilën ia atribuoi më shumë se 100 milionë familjeve, minon aftësinë tonë afatgjatë për të investuar dhe për ta përmirësuar atë.
”Ndërsa kushtet tona të përdorimit kufizojnë përdorimin e ‘Netflix’ për një familje, ne e kuptojmë se ky është një ndryshim për anëtarët që ndajnë llogarinë e tyre më gjerësisht”, thuhet në raportin e ”Netflix”.
“Kështu që ne kemi punuar shumë për të ndërtuar veçori të reja shtesë që përmirësojnë përvojën e ‘Netflix’ duke përfshirë aftësinë për anëtarët për të shqyrtuar se cilat pajisje po përdorin llogarinë e tyre dhe për të transferuar një profil në një llogari të re. Ndërsa shpërndajmë ndarjen me pagesë, anëtarët në shumë vende do të kenë gjithashtu mundësinë të paguajnë ekstra nëse duan të ndajnë ‘Netflix”, përfundonte njoftimi i kompanisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











