Lajme
Ndërkombëtarët me dilema për rivotimin
Përfaqësues të ekipe vëzhguese ndërkombëtare që ishin të dielën në Kosovë në rivotimin në pesë komuna kanë raportuar se edhe këto votime nuk ishin plotësisht me standarde ndërkombëtare.
Por, kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi ka thënë të hënën se procesi i votimit ishte i qetë dhe në përputhshmëri me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka vlerësuar se edhe në procesin e rivotimit të 9 janarit ka pasur mjaft manipulime dhe, sipas saj, në këto dy palë zgjedhje është dëmtuar rëndë imazhi i Kosovës. Lunacek ka thënë se Kosovës i duhet më shumë përpjekje për të ndërtuar demokraci dhe se liderët e këtij vendi duhet të tregojnë vullnet për të ndryshuar gjërat.
“Më vjen keq ta them, por në këto dy palë zgjedhje u dëmtua rëndë imazhi i Kosovë dhe ky fakt mund të ndikojë për të keq në hapat që e presin Kosovën drejt BE-së”, ka thënë Lunacek, transmeton koha.net.
Eurodeputetja austriake ka bërë të ditur se të dielën ka qëndruar në Drenas, ndërsa në Skenderaj ka qëndruar deputetja tjetër e parlamentit evropian, Jutta Seinrisk, dhe që të dyja kanë parë mjaft parregullsi dhe kanë shprehur shqetësimin për raportimet për mashtrime zgjedhore dhe kërcënimet që janë bërë në këto dy komuna.
“Me sytë tanë kemi parë se si është ndalur rryma në qendrat e votimit dhe votuesit kanë votuar në dritën e qirinjve e disa në terr, ndërsa është vërejtur edhe frika e qytetarëve derisa kanë votuar”, ka thënë eurodeputetja Stainrisk.
Edhe koalicion i organizatave joqeveritare kosovare Demokracia në Veprim, në deklaratë preliminare lidhur me procesin e rivotimit në komunat e Skenderajt, Drenasit, Deçanit dhe në dy qendrat e votimeve në Malishevë e Lipjan, ka bërë të ditur se rivotimi është përcjellë në një masë me parregullsitë të cilat e kanë shoqëruar edhe procesin zgjedhor të 12 dhjetorit të vitit të kaluar.
Demokracia në Veprim vlerëson se përkundër ndërrimit të komisionerëve nga ana e KQZ-së, nuk janë realizuar të priturat për shmangie të parregullsive dhe se procesi zgjedhor është zhvilluar nën presion, ku janë evidentuar edhe disa raste dhe situata të kërcënimit ndaj vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, madje edhe janë dëbuar me dhunë nga vendvotimi, gjatë procesit të votimit dhe numërimit – në fshatin Kllodernicë të Skenderaj automjetit të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim i janë shpërthyer gomat, me ç’rast ka intervenuar Policia e Kosovës për të garantuar sigurinë e tyre.
Gjatë këtij procesi të rivotimit janë evidentuar 68 raste të votimeve të shumëfishta. Po ashtu gjatë këtij procesi janë evidentuar rreth 227 raste ku i njëjti person ka asistuar më shumë se një person. Votimi familjar edhe më tutje mbetet shkelja më e shpeshtë në proceset zgjedhore në Kosovë. Votimi familjarë apo prezenca e dy e më shumë persona në kabinën e votimit kanë qenë shumë të shprehura në shumë vendvotime. Janë evidentuar mbi 2344 raste të votimeve familjare.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













