Lajme
Nazane Breca, ambasadore e Kosovës në Bernë të Zvicrës?
Ambasada e Kosovës në Bernë vazhdon të mbetet pa ambasador gati një vit pas dorëheqjes së Naim Malajt. Tashmë në Prishtinë po flitet se është propozuar si ambasadore e ardhshme ish-kandidatja e LDK-së për deputete, Nazane Breca.
Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar intervistimi i kandidatëve për ambasadorë të rinj të Kosovës nëpër disa vende të botës.
Gjatë ditës janë intervistuar ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, ai në Podgoricë, Skënder Durmishi, Qëndrim Gashi për ambasador në Francë dhe Lulzim Hiseni në Kanada.
Pas intervistimit pritet që presidentja në largim e vendit, Atifete Jahjaga, të bëjë dekretimin e tyre.
Po ashtu, priten edhe emërimet e Leon Malazogut ambasador në Japoni, Luljeta Vuniqit ambasadore në Hungari dhe Teuta Sahatçiut konsulle në New York.
Siç raporton KTV në Prishtinë, Qeveria e Kosovës, po ashtu, për ambasador në Bruksel ka propozuar ish-ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë në qeverinë Thaçi 2, Bernard Nikaj, e ish-kandidaten e LDK-së për deputete, Nazane Breca, për në Ambasadën e Kosovës në Bernë të Zvicrës.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka folur për kriteret që duhet plotësuar kandidatët, duke thënë se ndër të tjera, kandidatët duhet të kenë potencial për ambasador dhe reputacion të lartë.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













