Lajme
Merkel: Infektimet po rriten, mund të rikthehen kufizimet
Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka shfaqur rritje të lehtë gjatë dy javëve të fundit, e nxitur kryesisht nga varianti Delta

Pandemia e koronavirusit dhe përmbytjet e javës së kaluar në Gjermani, ishin në fokus të fjalimit të fundit para gazetarëve, për kancelaren Angela Merkel, e cila nuk rikandidon në zgjedhjet e shtatorit. Merkel u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të bindin edhe të të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
“Shifrat e infektimeve po rriten sërish dhe me një dinamikë të qartë dhe shqetësuese. Çdo vaksinim është një hap i vogël përpara drejt rikthimit në normalitet”, tha Merkel, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Instituti Robert Koch raportoi të enjten 1890 infektime të reja dhe një incidencë prej 12,2 rastesh për 100 mijë banorë, nga 4,9 që ishte në fillim të korrikut. Merkel tha se pret dyfishim të rasteve në dy javët e ardhshme, ndërsa paralajmëroi rikthim të kufizimeve strikte.
“Me rritjen e nivelit të infektimit, mund të jetë e nevojshme të shtojmë masat kufizuese. Sa më shumë të jemi të vaksinuar, aq më të lirë do të jemi”, u shpreh kancelarja.
Sa u përket përmbytjeve shkatërruese që u morën jetën më shumë se 177 qytetarëve në zonat perëndimore të vendit, kancelarja tha se dëmet ishin të paimagjinueshme dhe se do të duhej kohë për rimëkëmbjen. Ndërsa pohoi se si Gjermania, ashtu edhe vendet e tjera nuk kanë bërë sa duhet për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë celsius, Merkel theksoi nevojën e përshpejtimit të luftës kundër ndryshimeve klimatike.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri