Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja ka përgënjeshtruar sot televizion proqeveritar “Sitel” të Shkupit, se “delegacioni i Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të Këshillit të Evropës, Dick Marty”, dhe se “jozyrtarisht bëhet e ditur se deputetët Aleksandar Nikolovski, Igor Ivanovski dhe Ermira Mehmeti-Devaja, pas konsultimeve të gjata, do të udhëtojnë në Strasburg me qëndrime të harmonizuara”. “Që kur u bë publik raporti, kamë thënë se është tendencioz, i njëanshëm dhe paragjykues, prandaj nuk do ta mbështes atë. Ndërkohë, Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë bërë thirrje që të bëhet një hetim i pavarur dhe ndërkombëtar në lidhje me akuzat e bëra nga ana e zotit Marty. Unë në Strasburg do të shkoj për të mbrojtur dhe afirmuar pikërisht këtë qëndrim që për më shumë se dy javë jemi duke e harmonizuar me faktorin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Mehmeti-Devaja për portalin Zhurnal. Sipas televizionit Sitel, shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran Marty. Siç bëhet e ditur, edhe pas paralajmërimeve të BDI-së se faktori shqiptar nuk do të pranojë raportin e Martyt, jozyrtarisht raporton Sitel se deputetët janë dakorduar që të kenë qëndrim pro raportit të Martyt.Sesioni i janarit i Këshillit të Evropës do të fillojë të hënën, dhe se rezoluta do të jetë e hapur për amendamente shtesë. Pritet që të ketë ndryshime, por jo edhe ndryshime thelbësore dhe ndryshime të përmbajtjes.
Memeti-Devaja mohon se do ta mbështesë raportin e Martyt
0 Likes
0 Share
Presidentja Shiroka Pula: Aktgjykimi i Speciales ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Marrëveshja Kosovë-Austri për sigurime sociale pritet të nënshkruhet së shpejti
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse nuk e zgjidhni Kosovën, zgjidheni Shqipërinë – Kosova me talentë të shumtë, por pa rezultatet e pritura
Kurti pranon letër falënderimi nga drejtuesit e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës
Bora dhe stuhitë vështirësojnë qarkullimin në Kroaci dhe Slloveni, automjete të bllokuara në rrugë
Shiroka Pula takon Prattipatin: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm
Refuzoi Zvicrën për Kosovën, Lutfi Dalipi zgjedh fanellën dardane