Lajme
Marty përballet me kritika nga eurodeputetët
Marty, ishte "ngushtuar" me pyetje nga europarlamentaret Doris Pack dhe Ulrike Lunacek
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, në seancën e mbyllur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të mbajtur mbrëmë në Strasburg, lidhur me akuzat për tregti organesh në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat spikatin në raportin e tij të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, nuk ka arritur të përballet me akuzat e eurodeputetëve, të cilët i kanë kërkuar prova.
Marty, siç raportuan vetë mediat serbe, duk iu referuar burimeve të seancës, ishte “ngushtuar” me pyetje nga europarlamentaret Doris Pack dhe Ulrike Lunacek.
Parlamenti Evropian disa herë kishte kërkuar që senatori zviceran të flasë para Komitetit për Politikë të Jashtme e këtij organi. Disa anëtarë të këtij Komiteti, si Doris Pack, Hanes Svoboda dhe eurodeputeti Bernd Posellt i kanë marrë me dyshim akuzat e tij lidhur me trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë vitit 1999.
Sipas agjencisë serbe Beta, në takim Marty ka përsëritur se nuk mund të arrihet deri te e vërteta e pohimeve të tij për shkak të moshetimit dhe sistemit jo të sigurt të mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë.
Marty është kundërshtuar nga eurodeputetët, por porosia kyçe e tij ka qenë se nuk ka thënë gjë tjetër nga ajo që e dinë të tjerët, por që ai e ka thënë këtë me “zë”.
Edhe eurodeputeti francez Arno Dangan e ka kritikuar ashpër Martyn, duk pohuar se e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës dhe ish-shefin e UÇK-së, Hashim Thaçi, edhe pse kurrë nuk ka biseduar me të, dhe se pa arsye thuhet në raport se ka pasur lidhshmëri me tregtinë e organeve në vitin 1999 me transplantimin e organeve me në klinikën “Medicus” në Prishtinë, që është bërë para tri vitesh.
Ndërsa eurodeputetja gjermane Doris Pack ia ka tërhequr vërejtjen Martyt, se është e palejueshme të përmendet emri i një ish-zyrtari të UNMIK-ut, këshilltar i Ramush Haradinajt, si pjesëmarrës direkt në tregti me organe njerëzore, i cili tashmë gjendet në burgun e Hagës.
Eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën, e ka sulmuar ashpër Martyn, duke e kontestuar një pohim në raport, për të cilin u bë e ditur se fare nuk ka ekzistuar.
Por, Marty është përgjigjur se nuk pranon kritikat nga dikush që “nuk e ka lexuar raportin”.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare













