Maqedonia
Maqedoni: Raporti i progresit kritik për gjyqësorin e luftën kundër korrupsionit

Maqedonia nuk ka bërë përparim në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, e as në luftën kundër korrupsionit. Vlerësimi vjen nga raporti i progresit i Komisionit Evropian.
Korrupsioni, sipas raportit, mbetet i përhapur në shumë fusha dhe situata është shqetësuese. Rastet gjyqësore për korrupsion të lartë kanë pasur fokusin më të madh në Raport, veçanërisht ato të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike dhe në këtë drejtim nuk kanë munguar kritikat për ndryshimet e fundit në Kodin Penal, përcjell albinfo.ch.
“Kodi Penal është ndryshuar me procedurë të përshpejtuar parlamentare. Dënimet maksimale ligjore për vepra të veçanta të lidhura me korrupsionin u reduktuan, me çka kishte implikime në vjetërsimin e lëndëve, dhe kjo ndikoi, madje ndërpreu një numër të madh rastesh të korrupsionit të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe nga ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndryshimet pengojnë gjithashtu mundësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. Kjo është çështje për shqetësim serioz”, thuhet mes tjerash në raportin e KE-së.
Komisioni Evropian vlerëson se vendi ka nivel mesatar gatishmërie për zbatimin e standardeve të BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe drejtësisë. Në këto fusha komisioni ka përsëritur rekomandimet që ka dhënë vitin e kaluar, pasi siç theksohet nuk janë zbatuar.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor