Sport
Majlinda fiton dhe siguron gjysmëfinalen
Majlinda Kelmendi e ka kaluar pengesën për në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike në Rio.
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi në çerekfinale Majlinda u ballafaqua pikërisht me garuesen nga Mauritiusi, Christianne Legentil, e cila e kishte mposhtur katër vite më parë në Olimpiadën e Londrës.
Majlinda sërish hasi në probleme të mëdha në përballje me garuesen nga Mauritiusi, duke e mposhtur vetëm në saje të më shumë kartonëve.
Kësisoj, Majlinda iu hakmor xhudistes nga Mauritiusi për humbjen e shkaktuar katër vjet më parë në Londër dhe tashmë i duhen edhe dy fitore për ta realizuar ëndrrën e saj dhe të një kombi të tërë për ta fituar medaljen e artë olimpike.
Në sfidën e parë xhudistja jonë e mposhti zviceranen, Evelyne Tschopp, pas vetëm 25 sekondash.
Lufta e parë ka qenë shumë e rëndësishme për t’u kaluar me një lehtësi të tillë, pasi presioni ishte i madh, duke pasur parasysh se në Olimpiadën e Londrës pësoi humbje qysh në meçin e parë.
Në gjysmëfinale Majlinda do të takohet me xhudisten japoneze Misato Nakamura. Nakamura është xhudiste me cilësi të mëdha dhe padyshim se Majlindën e pret një luftë tepër e vështirë. Nakamura në çerekfinale fitoi pas një lufte maratonike kundër ruses, Natalia Kuziutina.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












