Ekonomi
Ku është qendra e pastrimit të parave në botë?
Banka qendrore e Estonisë ka pranuar se ka parë më shumë se 1 trilion dollarë në flukset e parave midis 2008 dhe 2017
Estonia mund të jetë qendra e pastrimit të parave në botë. Pas një hetimi nga Departamenti amerikan Drejtësisë, vendi i vogël baltik është kapur në një skandal të madh korrupsioni.
Dega estoneze e Bankës daneze Danske është në qendër të skandalit të pastrimit të parave prej 200 miliardë dollarësh.
Banka tha se kishte “marrë kërkesa për informacion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DD) për një hetim penal lidhur me degën estoneze të bankës” dhe se ato ishin duke bashkëpunuar.
Muajin e kaluar, banka njoftoi se nëpërmjet degës së saj në Estoni arriti të gjurmonte, midis viteve 2007 dhe 2015, 230 miliardë dollarë në operacione “të dyshimta”.
Banka qendrore e Estonisë ka pranuar se ka parë më shumë se 1 trilion dollarë në flukset e parave midis 2008 dhe 2017.
“Numri i përmendur përfshin të gjitha flukset, madje edhe transaksionet rezidente dhe jo-rezidente”, tha një zëdhënës, transmeton ‘Scan’.
Banka qendrore nuk ka komentuar nëse i konsideron transaksionet të dyshimta, përcjell albinfo.ch.
Estonia është vendi i 100-të më i madh në botë nga Produkti i Brendshëm Bruto (PPB ose GDP), sipas të dhënave të Bankës Botërore, dhe mund të krahasohet me ekonomitë e Ugandës ose Zambisë. Me një GDP prej 25 miliardë dollarësh, do të thotë se çdo vit nga 2008 deri në 2017, në vend kanë qarkulluar flukse monetare ndërkufitare me vlerë 400 për qind të prodhimit të saj ekonomik. Aksionet në Danske ranë me tre për qind, niveli i tyre më i ulët në pothuajse katër vite.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













