Kosova
Kosova merr donacion, 100 mijë teste PCR
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar se procedurat që filluan në shtator, me donacionin në vlerë 1.5 milionë euro, po realizohen sot
Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka dhuruar 100 mijë teste PCR për COVID-19 për Kosovën.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar se procedurat që filluan në shtator, me donacionin në vlerë 1.5 milionë euro, po realizohen sot.
“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë, për çka e falënderoj z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe kryeministrin z. Avdullah Hoti, për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni duke e iniciuar dhe realizuar atë.
Këto teste por edhe të tjerat që janë, dhe që do të vijnë tutje, i dedikohen çdo qytetari të Republikës së Kosovës, në tërë territorin e vendit. Ndërkaq, ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorët e ndryshëm. Kosova është falënderuese ndaj çdo donacioni që merr nga partnerët ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”













