Një Mercedes GLE 350, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës, është sekuestruar në pikën kufitare të Božajt në Mal të Zi, pasi verifikimet zbuluan se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, transmeton albinfo.ch.
Sipas Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të automjetit në sistemin e NCB Interpol Suedia rezultoi se ai ishte i regjistruar si i kërkuar nga autoritetet e këtij shteti.
Automjeti është ndaluar dhe sekuestruar për procedura të mëtejshme, ndërsa më pas i është dorëzuar Departamentit të Sigurisë në Podgoricë.
Autoritetet malazeze nuk kanë bërë të ditur arsyen për të cilën Mercedes-i kërkohej nga Suedia, ndërsa nuk janë dhënë informacione nëse ndaj shoferit nga Kosova janë ndërmarrë masa të tjera ligjore./Albinfo.ch