Sport
Kosova mund të përjashtohet nga UEFA dhe FIFA për mungesë stadiumesh!
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se çështja e anëtarësimit mund të vihet në diskutim, pasi nuk kemi stadium për të luajtur
Kosova në muajin maj u pranua në UEFA dhe FIFA, ndërkohë që Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon edhe ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Por, këto ndeshje i zhvillon në Shkodër, pasi nuk ka stadium që i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka frikë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA mund të kthehet në rishqyrtim, jo për ndonjë motiv politik, por për shkak të mungesës së infrastrukturës.
“Ta jep rastin të zhvillosh një vit, 4-5 ndeshje jashtë territorit të Kosovës, të sigurosh një stadium që i përmbush kriteret, por nëse na shkojmë kështu në vazhdimësi, deri në pafundësi, atëherë mund të shtohet edhe çështja e rishikimit të pranimit tonë”, ka thënë Vokrri për “KALLXO.com”.
Vokrri thotë se deklarata e tij nuk është presion. por është një e vërtetë që mund të ndodhë dhe që, siç shprehet ai, do të ishte normale. “Nëse vazhdohet kështu, unë nuk shoh tjetër epilog. Kjo nuk është që po dua të fus një presion tjetër, por kjo është e vërteta. Edhe është normale edhe logjike. Unë si i pari i interesuar për këtë çështje, mendoj që kjo është logjike dhe normale nëse të përjashtojnë, sepse nuk i ke kushtet”, tha kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












