Lajme
Koordinim për marrëveshje të reja tregtare
Ministrat Beqaj dhe Haxhinasto thanë se një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunim ndërmjet Kosovës-Shqipërisë është zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror. Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe homologu i tij, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, janë dokorduar për nënshkrimin e një varg marrëveshjes që kanë të […]
Ministrat Beqaj dhe Haxhinasto thanë se një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunim ndërmjet Kosovës-Shqipërisë është zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror.
Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe homologu i tij, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, janë dokorduar për nënshkrimin e një varg marrëveshjes që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe tregtarë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë një takimi që zhvilluan në Tiranë, Beqaj dhe Haxhinasto, siç thuhet në një deklaratë për media, janë pajtuar që këtë vit të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Kosovë, i cili do t’i japë një shtytje të fuqishme marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Të dy homologët, thuhet më tej, kanë vlerësuar se një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi është zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror, si dhe integrimi i sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, për shfrytëzimin e potencialeve energjetike ujore të Shqipërisë, dhe ato të rezervave të qymyrit të Kosovës.
“Karakteri strategjik i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, është në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve, për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në deklaratën e përbashkët .
Ndërkaq sa i përket shkëmbimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve, dy ministrta e ekonomisë, Beqaj dhe Haxhinasto, kanë thënë se ka ende vend për rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, investimeve në infrastrukturë, turizëm, etj.
“Me këtë rast është vënë në dukje interesi në ndërtimin e përbashkët të kapaciteteve të reja elektro-gjeneruese Shqipëri-Kosovë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive që transiti i mallrave drejt Kosovës të bëhet direkt në portin e Durrësit”, u tha në fund të kësaj komunikate.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











