Lajme
Konfirmohet dënimi i kosovarit me 10 vite burg për tentativë vrasje
I akuzuari kishte kritikuar kualifikimin e krimit si vrasje e mbetur në tentativë dhe kishte kërkuar që të hiqet dëbimi nga vendi

Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës ka konfirmuar dënimin e një personi me dhjetë vjet burg dhe gjobë për tentativë vrasje dhe vepra të tjera. Kosovari ka dashur ta mbysë ish-bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshjeje për djalin e tyre.
Në vendimin e saj të korrikut 2023, Gjykata paraprake, ajo e Lartë e Kantonit të Bernës kishte urdhëruar veç dënimit të përmendur gjithashtu edhe një dëbim dhjetëvjeçar nga vendi, transmeton albinfo.ch
Një proces i ndarë është duke u zhvilluar për shkak të sulmit të kosovarit ndaj djalit të tij nëntë vjeçar, teksa ai ishte duke e vizituar në burg. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të martën.
Gjykata më e lartë zvicerane ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e ankuesit, shkruan plattformj.ch. Ndër të tjera ai kishte kritikuar kualifikimin e krimit si vrasje e mbetur në tentativë dhe kishte kërkuar që të hiqet dëbimi nga vendi. Por Gjykata Federale ka ndjekur pikëpamjen e gjykatës paraprake, në të gjitha pikat.
Burri i dënuar, akuzohej se kishte lidhur rripin e një çante laptopi me një rrip pëlhure përpara se të takonte ish-gruan e tij në fillim të vitit 2021. Ai e mori këtë dhe një thikë kuzhine me vete në vendin ku kishin rënë dakord të takoheshin. Me atë rast ai kishte bërë përpjekje ta mbyste gruan (ta ngulfaste), por ajo kishte arritur t’i ikte lakut mbi kokë dhe të shpëtonte.
Motivi i të dënuarit për krimin e bërë ishte se ai donte ta vendoste djalin e tij në një shtëpi fëmijësh, sepse aty do të kishte përkujdesje më të mirë, përcjell albinfo.ch. Marrëdhënia e çiftit të divorcuar ishte shumë e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjes për djalin e tyre dhe për këtë arsye kishin ndërhyrë autoritetet.
Burri ishte gjithashtu xheloz dhe kishte kërcënuar se do të vriste ish-gruan e tij nëse ajo hynte në një lidhje me një burrë tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz