Lajme
Imami Shefqet Krasniqi në intervistim nga Prokuroria
Në orët e hershme të mëngjesit, imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit i është bastisur shtëpia, ndërsa ai po merret në intervistë nga hetuesit specialë
Imami më kontrovers në Kosovë, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në mëngjes dhe po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa qysh në orët e hershme të mëngjesit, imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i është bastisur edhe shtëpia. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.
“Shtëpia e hoxhës është bastisur nga ana e Policisë së Kosovës. Tash për tash ai është në intervistim dhe nuk ka ndonjë vendim për ndalim. Për më tutje nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat, në bazë të intervistës së tij”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria Speciale.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke kryer një operacion, por nuk ka dhënë detaje për natyrën e tij apo vendin se ku po realizohet.
“Zyra për informim e Policisë se Kosovës konfirmon se një operacion policor është duke u realizuar, mirëpo natyrën e operacionit pritet ta konfirmojmë pasi t’i kompletojmë informacionet zyrtare nga terreni”, i ka thënë REL-it zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ndërsa përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë ofruar bashkëpunimin e tyre me organet e rendit.
“Nuk duam të ndërhyjmë në punën e organeve të sigurisë dhe të gjyqësisë. Derisa imami i respektuar është shoqëruar në polici, mendojmë se organet tona të hetuesisë kanë krijuar ndonjë dyshim rreth veprimtarisë së tij” ka deklaruar zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
Mediat në Prishtinë raportojnë se operacioni ka në shënjestër persona të dyshuar për veprimtari radikale, por këto njoftime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.
Imam Krasniqi, doktor i shkencave islame, është njeriu me shumë ndikim në Kosovë, për shkaka të qëndrimeve të tij të rrepta.
Ndryshe, gjatë muajit të kaluar, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 persona të dyshuar për terrorizëm. Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë në luftën qytetare në Siri, ndërsa po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.
Emri i imam Shefqetit ishte përmendur edhe në deklaratën vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa familja e kamikazit nga Ferizaj që vrau në Irak, dhjetëra persona, e ka akuzuar Imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, se djali i tyre mori rrugën e vetëflijimit pasi që dëgjoi ligjëratat e imam Shefqet Krasniqit
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













