Sport
Heroina e Kosovës
Majlinda Kelmendi shkruan emrin e saj me germa të arta në sportin tonë, si kampionia e parë shqiptare në një Olimpiadë. “Eurosport” e ka cilësuar 25-vjeçaren si krenaria e sportit në Kosovë, ndërkohë që “CNN” ka theksuar se Kelmendi është shqiptarja e parë që merr një medalje ari në Olimpiadë
“Kjo është një gjë shumë e madhe. Fëmijët në Kosovë më shikojnë si një heroinë. Kjo që bëra është një provë për ta, që nëse duan diçka, mund ta kenë. Nëse duan, ata mund të bëhen kampionë olimpikë. Edhe pse kemi ardhur nga një vend i vogël, një vend të varfër, ne jemi të fortë”. Këto ishin fjalët e para të Majlinda Kelmendit e cila me këtë deklaratë menjëherë pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike 2016, i inkurajon të rinjtë e Kosovës të merren me sport e t’i shkojnë deri në fund ëndrrave të tyre.
25-vjeçarja nga Peja nuk doli jashtë pritshmërive dhe u shpall kampione olimpike në xhudo në peshën 52 kg. Atë që nuk e bëri 4 vite më parë në Londër me flamurin e Shqipërisë, ajo e bëri në Rio, në debutimin e Kosovës në evenimentin më të madh sportiv.
Suksesit të Majlindës i kanë kushtuar një vend të veçantë mediat më prestigjioze të globit. “Eurosport” e ka cilësuar 25-vjeçaren si krenaria e sportit në Kosovë, ndërkohë që “CNN” ka theksuar se Kelmendi është shqiptarja e parë që merr një medalje ari në Olimpiadë.
Majlinda Kelmendi shkruan emrin e saj me germa të arta në sportin tonë, si kampionia e parë shqiptare në një Olimpiadë.
Mësohet se falë këtij suksesi në “Rio 2016”, Kelmendi pritet të marrë një shpërblim prej 100 mijë eurosh nga shteti i Kosovës, ndërsa trajneri i saj Driton Kuka 50 mijë euro.
BBC e përshkruan triumfin e Majlindës si një moment të jashtëzakonshëm, jo vetëm për të, por për 1.8 milionë kosovarë. Majlnda ndërkaq thotë se një vend i vogël dhe i varfër ka treguar se mund të jetë shumë i fortë. “Njerëzit, veçanërisht fëmijët në Kosovë më shikojnë sikurse hero. Unë ua kam dëshmua se edhe pas luftës, edhe pas mbijetesës nga lufta, nëse ata duan diçka, atëherë mund ta kenë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, ata mund të bëhen”, tha Majlinda për “BBC”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













