Sport
Futbollistë e politikanë urojnë Majlindën
Lorik Cana në ‘Instagram’ shkruan se të gjithë shqiptarët mburren me xhudisten që i sjell medaljen e parë të artë Kosovës. “Bravo Majlindë, mburremi me ty”, ka shkruar Cana
Pasi Majlinda Kelmendi u shpall kampione olimpike, nuk munguan urimet nga politikanë, sportistë, artistë, gazetarë, institucionet e ndryshme, por edhe nga qytetarët e thjeshtë. Ata u shprehën se ky ishte një moment kulmor dhe historik për sportin kosovar, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti nga Mitrovica, Valon Behrami e uron xhudisten kosovare për historinë që ka shkruar, duke e quajtur si më e madhja. Kjo është medalja e parë për Kosovën, në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike.
Lorik Cana në ‘Instagram’ shkruan se të gjithë shqiptarët mburren me xhudisten që i sjell medaljen e parë të artë Kosovës. “Bravo Majlindë, mburremi me ty”, ka shkruar Cana.
Por, edhe disa futbollistë të tjerë kanë shkruar për suksesin e Majlindës, si Shkëlzen Gashi e Berat Gjimshiti.
Suksesit të Majlinda Kelmendit në Rio i është i gëzuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. “Një moment historik për Kosovës dhe për këtë sportiste të jashtëzakonshme. Duke festuar së bashku me të gjithë këtu sonte”, ka thënë Delawie.
Ambasadori britanik Ruairi O’Connelli, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” për fitoren e Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”, e cila u shpërblye me medaljen e artë. Ai shkruan: “Kampione u kry”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Majlinda Kelmendin dhe gjithë Kosovën për medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio. Urimi i tij ishte më i veçantë. “Sot KEDSI ma ndali rrymën për gjysmëfinale e finale (prishje thanë), po gëzimin nuk munden me na e ndal. Urime Majlinda! Urime Kosovë!”, shkruan Shpend Ahmeti në llogarinë e tij në “Facebook”.
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











