Kuriozitete
Foshnja më e vogël në botë lirohet nga spitali
Një foshnje që ka lindur vetëm 245 gramë dhe që besohet se është fëmija më i vogël që ka mbijetuar ndonjëherë sa u përket lindjeve të parakohshme, është liruar nga spitali në Shtetet e Bashkuara.
Foshnja Saybie ka peshuar sa një mollë e madhe kur ka lindur në javën e 23-të të zhvillimit, në dhjetor të vitit 2018.
Duke luftuar për jetë, ajo është trasferuar në kujdes intensiv në një spital në San Diego të Kalifornisë.
Doktorët u kanë thënë prindërve të foshnjës fillimisht se ajo ka vetëm disa orë për të jetuar.
Mirëpo, pesë muaj më vonë, ajo peshon 2.5 kilogramë, duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.
Një infermiere që është kujdestuar për të, mbijetësen e Saybiet e ka cilësuar “mrekulli”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Para Saybiet, ka qenë një vajzë e lindur më Gjermani më 2015, që ka mbajtur rekordin e foshnjës më të vogël të lindur ndonjëherë, pasi ka peshuar vetëm 252 gramë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












