Shqipëria
FBI del me raport për Shqipërinë, ja si nisën sulmet kibernetike
Hakerat kanë pasur akses në faqet e qeverisë shqiptare 14 muaj përpara se të nisin sulmin në korrik
Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturore (CISA) dhe Byroja Federale e Hetimit, FBI ka publikuar raportin në lidhje me sulmet kibernetike që hakerat iranianë kryen në Shqipëri.
Sipas a2, ajo që bie në sy në këtë raport është se hakerat kanë pasur akses në faqet e qeverisë shqiptare 14 muaj përpara se të nisin sulmin në korrik dhe shfrytëzuan periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.
Aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë, të identifikuar si “Drejtësia e Atdheut”, nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër dhjetëra faqeve zyrtare dhe të shërbimeve, duke i bërë ato jofunksionale për shumë kohë, përcjell Albinfo.ch.
Midis majit dhe qershorit 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë kryen lëvizje anësore, si zbulimin e rrjetit dhe marrjen e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare.
Në korrik 2022, ata lëshuan një virus në rrjete, duke lënë një mesazh kundër muxhahedinëve E-Khalq (MEK). Kur mbrojtësit e rrjetit e identifikuan, hakerat vendosën një version shkatërrues të virusit ZeroCleare.
Më 18 korrik 2022, Homeland Justice mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës së qeverisë shqiptare dhe më pas duke postuar një sondazh u kërkon ndjekësve të zgjidhnin informacionin e qeverisë që do të publikohej dhe më pas e publikuan në rrjet.
Në shtator 2022, aktorët kibernetikë iranianë nisën një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë, duke përdorur TTP dhe malware të ngjashëm si sulmet kibernetike në korrik. Këto ka të ngjarë të jenë bërë si hakmarrje për atribuimin publik të sulmeve kibernetike në korrik dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Iranit.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











