Lajme
Evakuohen kosovarë nga Libia
Me ndërmjetësimin e Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) edhe sot ka vazhduar evakuimi i shtetasve të Kosovës që gjenden në Libi.
MPJ-ja njoftoi se evakuimi i shtetasve të interesuar po bëhet përmes aeroplanëve të Turqisë.
Sot kanë arritur në Kosovë shtetasit e evakuuar me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Holandës.
Po sot, në aeroportin e Tripolit janë drejtuar përafërsisht 20 shtetas të Kosovës, të cilët pritet të evakuohen përmes aeroplanëve të Turqisë.
MPJ-ja ka falënderuar autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Holandës dhe Turqisë për ndihmën e dhënë për evakuimin e shtetasve kosovarë.
Po ashtu MPJ-ja përmes Ambasadës së Kosovës në Ankara është e angazhuar intensivisht për evakuimin e të gjithë shtetasve të interesuar për largim nga zonat e rrezikut.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













