Ekonomi
Ekonomia britanike tkurret ndërsa vendi pritet të largohet nga BE
Ekonomia britanike u tkurr në tremujorin e dytë të vitit, për herë të parë që prej 2012-s, një sinjal negativ ky teksa vendi bëhet gati të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor.
Sipas mediave ndërkombëtare, stërlina ra në nivelin më të ulët të 31 muajve të fundit kundrejt dollarit, pasi të dhënat tregonin se të ardhurat në ekonominë e pestë më të madhe në botë ranë me 0.2 për qind në tre muajt e dytë të vitit, krahahsuar me ato të tremujorit të mëparshëm.
Me qeverinë e Boris Xhonson që është zotuar të largohet nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje tranzicioni, parashikimi për pjesën tjetër të 2019-s është i pasigurtë. Rritja ekonomike ndërkohë ka rënë në 1.2 nga 1.8 për qind që ishte në tremujorin e parë, konfirmoi zyra britanike e statistikave.
Sipas ekspertëve, nuk ka vend për dyshim se ekonomia po hyn në ngërç, pavarësisht se të dhënat nuk janë shumë të qëndrueshme. Në këto rrethana, kanë shtuar ata, ekonomia britanike mbetet në buzë të humnerës sa i takon ecurisë së saj në tremujorin e tretë, përcjell Rtsh.
Kjo, nisur nga fakti se rritja ekonomike në qershor ishte më e dobëta që prej gushtit të vitit 2013, vetëm 1 për qind. Situatës së vështirë i shtohet edhe pasiguria e shkaktuar nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













