Lajme
Dita e Flamurit shënohet në Kosovë për efekte zgjedhore!
Sipas gazetës prishtinase “Zëri”, “fushata e partive politike për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 12 dhjetor, ka rikthyer 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit si festë zyrtare në Kosovë.
Urimet për këtë festë nga të gjitha partitë dhe institucionet e vendit, vizitat te familjarët e dëshmorëve të shoqëruara edhe me vendimin e kryeministrit të Kosovës në largim, Hashim Thaçi, për një ditë pushim (të hënën) për shërbyesit civilë të institucioneve publike, kanë dëshmuar se edhe kjo ditë kombëtare është vënë në shënjestër për përfitim të votave.
Pavarësisht se Dita e Flamurit konsiderohej nga qytetarët e vendit festë kombëtare, duke u krijuar një traditë për kremtimin e saj, dy vjet më parë krerët e vendit përcaktuan këtë ditë në Ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës te Ditët memoriale dhe jo ato zyrtare.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













