Ekonomi
Bankat po e braktisin Katalonjën
“Banco de Sabadell”, banka e dytë më e madhe në Katalonjë vendosi të largojë zyrat e saj nga rajoni separatist mes paqartësisë që rrethon ardhmërinë e tij në vazhdën e referendumit të shkëputjes dhe kundërshtisë së palëkundur të Madridit zyrtar.
Banka do të zhvendoset në qytetin spanjoll të Alikantes. Vendimi i saj erdhi në kohën kur banka më e madhe e rajonit dhe e treta në vend, CaixaBank, njoftoi dhe ajo largimin nga Katalonja.
Të dyja këto lëvizje pasqyrojnë nervozizmin e komunitetit të biznesit në kohën kur marrëdhëniet mes Barcelonës e Madridit vazhdojnë të përkeqësohen, raporton “TCH”.
Në përpjekje për t’i bllokuar Parlamentit katalanas shpalljen e pavarësisë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës bllokoi seancën e saj të së hënës. Ajo paralajmëroi se çdo mbledhje që bie ndesh me këtë vendim, do të konsiderohet e pavlefshme e shtoi se po ta injorojnë urdhrin e saj, krerët parlamentarë mund të shkojnë në gjyq, përcjell albinfo.ch.
Madridi zyrtar po kalon ditë të vështira sepse pas referendumit për mëvetësi në Katalonjë, shembullin e saj mund ta ndjekin edhe baskët në veri të Spanjës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












