Lajme
Arrestohen 11 zyrtarë të AKP-së
Në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarët; Naim Avdiu, Adrian Kelmendi dhe Nehat Islami. Policia po e kërkon edhe deputetin e LDK-së, Naser Osmani
Përfundon aksioni në AKP me 11 të arrestuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitat zyrtare gjatë privatizimit të ndërmarrjeve publike. Në mesin e të arrestuarve janë edhe Naim Avdiu, Adrian Kelmendi dhe Nehat Islami të cilët deri më tani kanë mbajtur poste udhëheqëse në AKP.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se procesi i arrestimit dhe bastisjes që kishte filluar në mëngjes, ka përfunduar me arrestimin e 11 zyrtarëve, anëtarë dhe ish anëtarë të Bordit menaxhues të AKP-së. Policia ndërkaq është në kërkim edhe të deputetit të LDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Naser Osmani.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka bërë të ditur për REL se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Operacionit policor, ka shtuar Kelani, i ka paraprirë një hetimi disa mujor, që lidhet me çështjet e privatizimit të fabrikës së armaturës FAN në Podujevë.
Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit Ylli Kaloshi ka thënë se disa zyrtarë të AKP-së janë ndaluar dhe janë shoqëruar në polici. “Organet policore kanë ndaluar dhe kanë shoqëruara disa zyrtarë të AKP-së në polici, ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjale, por po presim që të marrin informacione zyrtare nga organet përgjegjëse”, thotë ai.
Mësohet se Policia e Kosovës është në kërkim të deputetit, Naser Osmani, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai përmendet në mesin e personave që do të merren në pyetje në ndërlidhje me procesin privatizimit të fabrikës së armaturës ndërtimore FAN.
“Nuk e di për çka akuzohem, do ta mësoj për çka, por nga ajo çka dëgjova ka të bëjë më një votim që ka ndodh në AKP në një privatizim, i cili është kryer vite më parë, para se me qenë unë aty. Dhe ka të bëjë edhe me një vendim që një zyre që është blerë t’i njihet e drejta e investimit….”, ka thënë Osmani.
Ky vendim, ka sqaruar Osmani, është marrë nga Bordi i AKP-së, në kohën kur anëtarë të bordit ishin tre pjesëtarë vendorë dhe tre ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe të ndjerin, Dino Asanaj, i cili ishte drejtor i Bordit të AKP-së.
“Personat të cilat kanë votuar pro këtij vendimi janë Lisa Brodey nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tani diplomate zyrtare në Gjenevë; Hubert Warsmann ish anëtar i bordit të AKP-së, Muhammed Omran, aktualisht drejtor i Bursës në Egjipt, Bahri Shabani (ish anëtar i bordit të AKP-së), dhe i ndjeri Dino Asanaj. Derisa Haxhi Arifaj kishte votuar kundër”, tregon Osmani.
Sipas medieve në Prishtinë, të arrestuar janë; Naim Avdiu ish-zëvendësdrejtor i AKP-së, Melita Ymeraga, udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP, Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit, Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP, Kreshnik Lleshi, ish zyrtar i monitorimit në AKP, Agron Kamberaj, ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP.
Po ashtu, i dyshuar është edhe Bahri Shabani ish anëtar i AKP-së.
Listës së të dyshuarve i shtohen edhe tre ndërkombëtarë të cilët kanë imunitet diplomatik. Ata janë Lisa Brodey, Hubert Warsmann dhe Muhammed Omran. Ndërkohë, arrestime pritet të ndodhin edhe në Komunën e Podujevës, ku të dyshuar janë Tahir Sahiti, Ismet Asllani, Ilaz Haliti dhe Shefki Maliqi.
Ndryshe, AKP disa herë është përmendur si institucion ku behën dallavere dhe ku parpërgatiten procese për privatizim të ndërmarrjeve dhe pronave publike. Madje për diçka të tillë është vetëvrarë ish-kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj. Vetëvrasja e tij ka lënë dyshime të mëdha në opinion, pasi që akti ishte kryer me thikë, madje me disa therje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












