albinfo.ch
Sport
Ekipi shqiptar, i motivuar kundër ekipit serb
Sërish një ballafaqim futbollistik mes skuadrës shqiptare “SV Albania” dhe atij serb “SC Kaiserebersdorf –Serbia” do të luhet këtë të shtunë në Vjenë të Austrisë.
Ndeshja e kthimit mes skuadrës shqiptare “SV Albania” dhe asaj serbe “SC Kaiserebersdorf –Serbia” do të zhvillohet të shtunën, më 06.06, në orën 14:00, në Vjenë të Austrisë.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të sezonit, përkundër ekipit serb që është në vendin e 5-të, ekipi shqiptar ka ende shpresa për t’u shpallur kampion në kategorinë e 2-të të Landit të Vjenës në Austri, ani pse gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, ku në konkurrencë janë edhe dy ekipe të tjera.
“Sigurisht se ne nuk e kemi at luks si në fillim të kampionatit. Ne duhet t’ i fitojmë dy ndeshjet e mbetura dhe kjo është arsyeja pse ne do të japim gjithçka në fushë”, ka thënë kapiteni i “SV Albania”, Zemri Deari, për albinfo.ch.
Për shkak të ndonjë incidenti eventual, loja pritet të luhet sërish në një vend neutral, ndërsa edhe kësaj here pritet që tifozët shqiptarë të janë sa më shumë në stadium. “Ne shpresojmë që të vijnë sa më shumë shikues dhe të na mbështesin edhe në këtë ndeshje futbollistike”, ka thënë ai.
Në ndeshjen e parë të luajtur më 21 shkurt, ekipi shqiptar pati fituar 2-1, ndërkohë edhe në këtë ndeshje bëhet e ditur se siguria do të jetë maksimale nga autoritetet austriake.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”