Futboll
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe mbajtën së bashku turneun e shkollave shqipe në Futboll, “Zvicër 2024”
Të dielën, më 22 shtator 2024, u zhvillua turneu i futbollit “Zvicër 2024” organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër së bashku me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër. Në këtë aktivitet pati një pjesëmarrje të lartë të nxënësve të shkollave shqipe (mbi 300 nxënës) nga pikat shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe Affoltern, Dällikon, Neunehof, Rüti, Uster, Pfäffikon, Volketswil, Spreitenbach, Fehraltorf, Hunzenschwil, Birr, Othmarsingen, Vevey, Zug, Windisch, Lozanë, Trübach, Niedergösgen, Sempach etj. Një ditë festive e veçantë që mbetet gjatë për t`u mbajtur mend.
Një ditë shumë e bukur. Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe u mblodhën së bashku nën organizimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër duke zhvilluar turneun e shkollave shqipe në Futboll, “Zvicër 2024”.
Nxënës të shkollave shqipe duke interpretuar këngën “xhamadani vija – vija” nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu
Një pjesëmarrje e lartë e nxënësve të shkollave shqipe, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës për të marrë pjesë. Mbi 300 nxënës të shkollave shqipe iu gëzuan këtij takimi duke dëshmuar edhe njëherë se pikat shkollore në Fehraltorf, në Fahrweid, në Wetzikon, në Neuenhof dhe Spreitenbach të mësueses Qefsere Sejdiu, pikat shkollore në Affoltern, në Regensdorf, në Dällikon, në Neunehof, në Rüti, në Uster në Pfäffikon, në Volketswil, në Spreitenbach, të mësuesit Vaxhid Sejdiu, pikat shkollore në Hunzenschwil, në Birr, në Othmarsingen, të mësueses Nuraj Iljasi, pikat shkollore në Vevey dhe Aigle të mësueses Ardita Abazi – Elezaj, pikat shkollore të kantonit të Zug-ut nën drejtimin e mësueses Lumnije Klinaku – Neziri, pika shkollore në Windisch e mësueses Eshtrefe Nuhiu, pika shkollore në Lozanë e mësueses Anita Duriçi, pika shkollore në Trübach e mësueses Albulena Asani si dhe pika shkollore në Sempach e mësueses Dorjana Çela janë model suksesi.
Aktiviteti filloi me këngën “Xhamadani vija -vija” me ç`rast mbi 300 nxënës të veshur kuq e zi me flamuj kombëtarë në duar, nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu shkëlqyen para syve të prindërve të tyre, duke sjell një pamje madhështore që rrallë herë ndodhë në aktivitetet shkollore. Pastaj kryetari i UKSHFZ Z. Feti Demolli dhe mësuesi e bashkëkryetari i LAPSH-it Z. Dr. Vaxhid Sejdiu iu dëshiruan mirëseardhje nxënësve dhe prindërve të tyre.
Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues dhe bashkëkryetar i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” në Zvicër, të cilët u angazhuan maksimalisht që ky aktivitet të përfundojë me sukës
Mund të thuhet me plot gojën se nxënësit së bashku me prindërit e tyre kaluan një ditë festive “Shqip” në të gjitha pikëpamjet nën hijen e flamurit kombëtar dhe vargjeve të këngës “xhamadani vija – vija/ është Kosova, është Shqipëria” duke sjellë një entuziazëm dhe emocione pa fund tek prindërit e tyre dhe organizatorët. Në fund të turneut të gjithë fëmijëve pa dallim iu dhanë medalje në shenjë falënderimi duke falënderuar prindërit e tyre për kujdesin dhe angazhimin e rregullt ndaj gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Në të njëjtën frymë ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadë Shqiptare Z. Valon Gashi, konsulli i R. së Kosovës Z. Vigan Berisha, drejtori i TV Syrit Z. Musli Saiti, Z. Riza Demaj, të cilët bashkërisht iu bënë thirrje të gjithëve të angazhohemi në sensibilizimin e prindërve të tjerë, që edhe ata të bëhen pjesë e shkollave shqipe në Zvicër.
Një ditë ku fusha e sportit në Niderlenz të Zvicrës ishin veshur kuq e zi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar dhe më pastaj nxënësit e shkollave shqipe të veshur sipas dëshirës me fanella nga më të ndryshmet sipas dëshirës apo sipas idhujve që kanë në sportin më të popullarizuar në botë – futbollin. Në fytyrat e prindërve shihej një gëzim i madh, çaste të mrekullueshme, të cilat po i kalonin së bashku me fëmijët e tyre në fushën e sportit, në një natyrë të bukur apo siç e thonë mërgimtarët shpesh dhe thjeshtë “si në Zvicër”. Gjatë gjithë kohës prindërit ishin afër fëmijëve të tyre duke i përkrahur nga loja në lojë deri në përfundimin e turneut.
Nxënës, mësues dhe prindër, të gjithë së bashku kënduan, u gëzuan dhe festuan “Shqip” në zemër të Zvicrës duke një dhënë një mesazh të fortë se “Bashkimi bënë fuqinë”.
(Sektori për informim)
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion Për Fadil Halitin, ndihma erdhi tepër vonë: Ai vdiq në vendin e aksidentit. Autostrada autostrada u... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen

















