Juventusi ka kaluar në avantazh ndaj Napolit në përballjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian, Serie A.
Goli i epërsisë për skuadrën bardhezi erdhi pas 70 minutash lojë, në një ndeshje ku Juventusi kishte treguar dominim që nga fillimi.
Aksioni vendimtar nisi nga reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili me një driblim të bukur arriti ta kalonte Oliveran. Më pas, ai asistoi te futbollisti boshnjak Kerim Alajbegovic, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca.
Portieri i Napolit mbeti i pafuqishëm përballë goditjes së fuqishme të Alajbegovicit, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.
Ky ishte realizimi i parë i futbollistit boshnjak në Serie A, ndërsa për Edon Zhegrovën ky asistim përfaqëson të tretin në këtë edicion.