Lajme
Austri: Kosovari gjykohet për propagandë terroriste, mund të dënohet me 10 vjet burgim
Ai akuzohet për përfshirje në një grup terrorist dhe organizatë kriminale. Nëse shpallet fajtor, 28-vjeçari mund të dënohet deri në dhjetë vjet burgim
Rreth 30 postime propagandistike në internet për milicinë terroriste “Shteti Islamik” kanë sjellë një kosovar në Gjykatën e Landit të Salzburgut, ku procesi ndaj tij do të fillojë të martën. 28-vjeçari thuhet se e ka quajtur veten “shërbëtor i Allahut” dhe është prezantuar në internet me një përshëndetje myslimane, transmeton albinfo.at.
Sipas zyrës së prokurorit publik, i pandehuri thuhet se ka kryer propagandë për këtë grup në internet dhe për këtë arsye ishte në paraburgim për dy javë dimrin e kaluar.
Si shembull, sipas aktakuzës, kosovarit i pëlqente të paraqitej me gishtin tregues të ngritur, shkruan orf.at. Kjo përshëndetje myslimane është shndërruar nga xhihadistët në “gishtin e IS”-it. Ai gjithashtu, postimet e tij në internet, ku shfaqeshin edhe imazhe propagandistike të IS-it, i shoqëronte me këngë luftarake dhe lavdërime për Luftën e Shenjtë.
Pavarësisht një bastisjeje në shtëpinë e tij në Pongau, kosovari thuhet se ka vazhduar të kryejë propagandë për IS-in, transmeton albinfo.ch. Këto akuza për përfshirje në një grup terrorist dhe organizatë kriminale janë të rënda. Nëse shpallet fajtor, 28-vjeçari mund të dënohet deri në dhjetë vjet burgim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













