Kosova
Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika, Prokuroria: Motivi lidhet me punën e tij si polic
Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.
Në konferencën për media, kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka thënë se personat e arrestuar do të dërgohen në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedurat e mëtejshme.
“Sipas dyshimeve tona, motivi lidhet me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës,” ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka theksuar se disa prej të arrestuarve kanë të kaluar kriminale.
“Kemi arritur të sigurojmë prova që e ndërlidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë; mbetet të shihet ‘background’-i i tyre. Disa kanë pasur të kaluar kriminale dhe janë arrestuar në raste të mëhershme që lidhen me prirje ekstremiste. Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare, dhe në disa raste disa prej tyre janë arrestuar për pamfletin dhe djegien e Gjykatës në Kaçanik,” është shprehur ai, teksa bëri me dije se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i një polici.
“Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person, i cili është biri i një polici tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie të mundshme, është konfiskuar arma e tij zyrtare – një armë e Policisë së Kosovës, e cila punon në drejtimin e policisë kufitare,” ka theksuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











